Të shtëna me armë pranë Kongresit amerikan, rrethohet vendi pasi dyshohet për një pako me lëndë shpërthyese

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të godinës së Kongresit amerikan kanë vënë në alarm autoritetet që kanë urdhëruar izolimin e gjithë zonës. Lajmi njoftohet nga mediat amerikane të cilat nuk saktësojnë se për çfarë bëhet fjalë. Sipas “New York Daily News” dyshohet se në incident është përfshirë një protestues jashtë godinës që ka qëlluar veten. Një zëdhënës tha për mediat se të shtënat kanë ndodhur anën perëndimore të godinës. Menjëherë sektori për vizitorët u izolua dhe nuk lejohet as hyrja dhe as dalje për arsye sigurie. Raportimet e para flasin për një protestues të vetëvrarë. Forcat e sigurisë kanë vendosur një perimetër sigurie rreth një pakoje të dyshimtë, që autori kishte me vete e që dyshohet se mund të përmbajë lëndë shpërthyese.
http://www.nydailynews.com/news/national/u-s-capitol-lockdown-police-article-1.2181665
Add new comment