Arkiv-Lajme
Kryebashkiaku i Tropojës i kundërvihet hapur PD-së, del si kandidat i pavarur
Pas pakënaqësisë së butë të Lefter Maliqit për shmangien nga Berati, një reagim më i fortë ndaj PD-së vjen nga Tropoja, ku kryebashkiaku aktual Agron Demushi, i cili përfaqëson Partinë Demokratike, do të dalë në zgjedhjet e 21 Qershorit si kandidat i pavarur. Vendimi është bërë publik nga vetë Demushi, pasi selia blu zyrtarizoi si kandidat të sajin Besnik Dushaj.
Hakerat prorusë vjedhin listën sekrete: Edhe dy oficerë shqiptarë në ndihmë të ushtrisë ukrainase
Grupi i hakerave prorusë “Cyber Merkut”, që ka vjedhur edhe më parë dokumente të NATO-s dhe SHBA-ve mbi Ukrainën, ka zbuluar një listë me 58 emra oficerësh nga vende të NATO-s si SHBA, Spanja, Estonia, Turqia, Hungaria, Portugalia, Shqipëria etj., të cilët kanë shkuar dhe do të shkojnë në Ukrainë për të stërvitur ushtarët ukrainas ndërmjet datave 12 prill dhe 6 maj të këtij viti. Mes tyre figurojnë edhe dy oficerë të ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në trajnimin e ushtarëve ukrainas në zonat ku janë duke luftuar me separatistët prorusë.
PD “i provon” Agron Dukës se sondazhet e saj nuk e nxjerrin fitues në Durrës. Kandidati zgjidhet mes Goresë dhe Mukës
Në mënyrë që “t’u mbushë mendjen” kreut republikan Mediu dhe deputetit Agron Duka se këmbëngulja e tyre është e gabuar, PD ka kryer një sondazh ku më i votuari rezulton Igli Cara. Këtë kanë pohuar burime nga PD për Tema, dhe pavarësisht nëse këto sondazhe janë reale apo të dhënat janë të porositura nga Basha dhe Berisha, duket se rruga e kandidimit të Dukës nën siglën e opozitës është bllokuar. Ndërkohë edhe pse deputeti Cara rezulton fitues, ai nuk do të kandidojë dhe gara mbetet mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga selia blu, Arqile Gorea dhe Ardian Muka.
Autoritetet gjermane: Gjatë marsit, 100 shqiptarë çdo ditë kërkojnë azil në Gjermani. Tirana, masa kontrolli shtesë në pikat kufitare
Ditën e sotme Ministria e Brendshme gjermane publikoi të dhënat e azilkërkuesve, ku shtetasit e Republikës së Shqipërisë ishin të tretët në listë me rreth 3020 persona që kërkuan azil vetëm në muajin mars, ndryshe 100 vetë çdo ditë; vetëm pas Kosovës dhe Sirisë. Ringjallja e një dukurie eksodi shifrat e të cilit po shtohen, ka detyruar ministrinë e Brendshme shqiptare të shtojë masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar.
Thirrja e rrallë e Kishës Katolike, drejtuar politikës për zgjedhjet: Larg kandidatët e inkriminuar, punoni për të varfrit, hapni vende pune, jo lëmoshë!
QARKORE E IPESHKVINJVE KATOLIKË ME RASTIN E ZGJEDHJEVE VENDORE 2015
Fort të dashur besimtarë dhe të gjithë Shqiptarë vullnetmirë, Kisha katolike, si pjesë e gjallë e jetës së vendit, ne barinjtë dhe besimtarët e saj, reflekton vazhdimisht mbi të mirën e përbashkët të qytetarëve të Shqipërisë.
Zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm në zhvillimin e rendit demokratik të një vendi. Ne jemi të vetëdijshëm se janë bërë hapa përpara në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të ndershme e me standarde demokratike.
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali. Gëzim Sallaku në pranga për një seri akuzash mashtrimi e vjedhjeje
Biznesmeni shqiptar me aktivitet “të diversifikuar” në Itali, Gëzim Sallaku, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane. Prokuroria e Kremonës ka lëshuar 12 urdhëra arrestimi, për një grup mes të cilëve edhe Gëzim Sallaku, akuzohen si pjesë e një bande kriminale, që kishte për qëllim mashtrimin për procedura falimentimi, pastrim të parave, përvetësim të aseteve fiktive dhe vjedhje të materialeve të ndërtimit. Sallaku është pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në zonën e Breshias dhe presidenti i klubit Darfo.
Të japësh lekë pse ikën nga Shqipëria...
“Fiks-Fare” ka denoncuar dje raste të abuzimit të punonjësve të asaj që për forcë zakoni thirret Policia e Shtetit. Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Murriqanit, punonjës të veshur me uniforma policie, u kërkojnë para qytetarëve shqiptarë që duan të kalojnë në hapësirën Shengen. Nga 30 euro deri në 50 euro. Është një praktikë që filloi që në momentin kur u realizua liberalizimi i vizave dhe në sajë të marrëveshjes qytetarët shqiptarë duhet të disponojnë shuma të mjaftueshme për të përballuar qëndrimin, apo edhe sigurimin.
Basha “nuk e ha presionin” e Lefter Maliqit, kandidon Mahmutajn në Berat
Mund të thuhet se kreu i PD-së Lulzim Basha “nuk e ha presionin”. Edhe pse ish-deputeti demokrat, Lefter Maliqi, ka më shumë se një vit që përgatitet për të kandiduar për Bashkinë e Beratit, duke e shprehur në shumë mënyra dëshirën e tij, ai është refuzuar nga Basha. Selia blu ka vendosur që të caktojë një tjetër kandidat për Bashkinë e Beratit, Kasëm Mahmutajn. Ndërkohë, PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për Bashkinë e Kuçovës, Myslym Haxhi.
a.k
Mesila Doda: PD të më kërkojë falje, ndryshe thotë dhe ndryshe bën
Pret t’i kërkojnë falje, dhe me të drejtë, por deputeten Mesila Doda, PD e ka përjashtuar nga procesi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Vendimi i PD erdhi pasi Doda vendosi të qendrojë në sallë dhe të votonte pro heqjes së imunitetit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut, ndryshe nga sa vepruan kolegët e saj demokratë. Të cilët, herën e dytë për lejimin e arrestimit të Frrokut, votuan pro! Doda ka folur për gazetarin Ilir Babaramo, se pret t’i kërkojnë falje publike. “Unë e kam bërë një shpjegim dhe i përmbahem atij. Do votoj çdo imunitet që do vijë për çdo kërkesë arresti.
Blushi nuk merr pjesë në fushatën e PS-së për qarkun Elbasan. Në vend të tij, Taulant Balla
Deputeti Ben Blushi ka vendosur të hedhë një hap më tej në qëndrimin e tij ndaj procesit të përzgjedhjes së kandidaturave të PS këto zgjedhje lokale, dhe të mos bëhet pjesë e fushatës elektorale. Kështu, Blushi thellon hendekun me kryetarin e PS, Edi Rama, duke hequr dorë nga pjesëmarrja në fushatë në qarkun e Elbasanit.
Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme 2013, kur ai drejtonte fushatën në këtë qark, tani atë do ta drejtojë deputeti Taulant Balla. Pati raportime se Blushi kishte shprehur pakënaqësi për kandidaturën e Qazim Sejdinit për Elbasanin.
a.k