PD “i provon” Agron Dukës se sondazhet e saj nuk e nxjerrin fitues në Durrës. Kandidati zgjidhet mes Goresë dhe Mukës

Në mënyrë që “t’u mbushë mendjen” kreut republikan Mediu dhe deputetit Agron Duka se këmbëngulja e tyre është e gabuar, PD ka kryer një sondazh ku më i votuari rezulton Igli Cara. Këtë kanë pohuar burime nga PD për Tema, dhe pavarësisht nëse këto sondazhe janë reale apo të dhënat janë të porositura nga Basha dhe Berisha, duket se rruga e kandidimit të Dukës nën siglën e opozitës është bllokuar. Ndërkohë edhe pse deputeti Cara rezulton fitues, ai nuk do të kandidojë dhe gara mbetet mes dy kandidatëve të përzgjedhur nga selia blu, Arqile Gorea dhe Ardian Muka. Gorea ka qenë më parë në krye të bashkisë së Durrësit, ndërsa gjatë qeverisjes s PD, ka drejtuar Postën Shqiptare.
a.k
Add new comment