Kryebashkiaku i Tropojës i kundërvihet hapur PD-së, del si kandidat i pavarur

Pas pakënaqësisë së butë të Lefter Maliqit për shmangien nga Berati, një reagim më i fortë ndaj PD-së vjen nga Tropoja, ku kryebashkiaku aktual Agron Demushi, i cili përfaqëson Partinë Demokratike, do të dalë në zgjedhjet e 21 Qershorit si kandidat i pavarur. Vendimi është bërë publik nga vetë Demushi, pasi selia blu zyrtarizoi si kandidat të sajin Besnik Dushaj.
“Kanë vendosur qytetarët e Tropojës për kandidimin, të cilët po e kërkojnë me këmbëngulje të jem unë që t’i përfaqësoj në zgjedhje. Kanë ardhur në shtëpi për të ma kërkuar këtë. Unë kam biseduar, kam qenë kandidati më potencial, sesi kanë rrjedhur ngjarjet brenda PD nuk e di, por di që kanë vendosur ish-deputetin, të cilin duket se nuk e duan qytetarët e Tropojës”, tha Demushi. Edhe anëtarësia e PD-së në Tropojë ka bojkotuar mbledhjen e kryesisë 2-3 ditë më parë ku do të prezantohej zyrtarisht kandidati Besnik Dushaj.
a.k
Add new comment