Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali. Gëzim Sallaku në pranga për një seri akuzash mashtrimi e vjedhjeje

Postuar në 14 Prill, 2015 05:16

Biznesmeni shqiptar me aktivitet “të diversifikuar” në Itali, Gëzim Sallaku, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane. Prokuroria e Kremonës ka lëshuar 12 urdhëra arrestimi, për një grup mes të cilëve edhe Gëzim Sallaku, akuzohen si pjesë e një bande kriminale, që kishte për qëllim mashtrimin për procedura falimentimi, pastrim të parave, përvetësim të aseteve fiktive dhe vjedhje të materialeve të ndërtimit. Sallaku është pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në zonën e Breshias dhe presidenti i klubit Darfo. Ai në vitin 2002 ishte arrestuar për vjedhje të makinave luksoze në Itali dhe shitjen e tyre në vendet e Europës Lindore, ose ne destinacion final Afrikën veriore si Libia etj. Një truk i njohur në Itali, falimentimi fiktiv ishte dhe një ndër akuzat e shumta ndaj biznesmenit italian që vrau katër persona në gjykatën e Milanos javën e kaluar.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.