Mesila Doda: PD të më kërkojë falje, ndryshe thotë dhe ndryshe bën

Pret t’i kërkojnë falje, dhe me të drejtë, por deputeten Mesila Doda, PD e ka përjashtuar nga procesi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Vendimi i PD erdhi pasi Doda vendosi të qendrojë në sallë dhe të votonte pro heqjes së imunitetit të Tom Doshit dhe Mark Frrokut, ndryshe nga sa vepruan kolegët e saj demokratë. Të cilët, herën e dytë për lejimin e arrestimit të Frrokut, votuan pro! Doda ka folur për gazetarin Ilir Babaramo, se pret t’i kërkojnë falje publike. “Unë e kam bërë një shpjegim dhe i përmbahem atij. Do votoj çdo imunitet që do vijë për çdo kërkesë arresti. Unë e quaj absurde atë që ndodhi, për më tepër një javë më vonë PD erdhi dhe votoi. Pres të ketë falje publike. Unë nuk respektoj lojëra të tillë, ose jemi për pastrimin e politikës, ose nuk je. Lojëra që dikush bëhet më i mirë se luajnë lojëra të momentit të fundit”, tha ajo.
a.k
Comments
Nuk të paska pranu Edi Rama,
<p>Nuk të paska pranu Edi Rama, vaj medet...</p>
Add new comment