Autoritetet gjermane: Gjatë marsit, 100 shqiptarë çdo ditë kërkojnë azil në Gjermani. Tirana, masa kontrolli shtesë në pikat kufitare

Ditën e sotme Ministria e Brendshme gjermane publikoi të dhënat e azilkërkuesve, ku shtetasit e Republikës së Shqipërisë ishin të tretët në listë me rreth 3020 persona që kërkuan azil vetëm në muajin mars, ndryshe 100 vetë çdo ditë; vetëm pas Kosovës dhe Sirisë. Ringjallja e një dukurie eksodi shifrat e të cilit po shtohen, ka detyruar ministrinë e Brendshme shqiptare të shtojë masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar. Vetëm në 72 orët e fundit u është refuzuar e drejta e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shqiptarëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, pasi sipas MB, rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen. Refuzimi i tyre ka ndodhur në kuadër të masave me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit; dhe thekson se “është absolutisht e pamundur që shqiptarët, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së”. Por kjo nuk duket se po frenon tendencën për të ikur.
a.k
Comments
Ministria e
<p> Ministria e Brendshme paska bere nje shpjegim shume "akademik" atyre qe nuk kane buke te hane dhe marrin udhen e mergimit. Druaj nese fakiret do te kuptojne gjuhen akademike te Ministrise.Po, fundja po nuk e kuptuan, Ministria prap ne dore e ka. Mund te rivendose telat me gjemba... Dhe te qelloje e t'i vrase per "tradheti ndaj Atdheut" si qemoti... Dhe ministri, edhe ky, pastaj me njohuri e thella qe ka per drejtesine qe vret pa gjyq mund t'u thote " Bravo cuna, vute drejtesine ne vend...."</p><p> O njerez, a e kuptoni, ata nuk po shkojne te shohin opera dhe te degjojne simfonit e Bethovenit. Ata po shkojne se nuk kane buke te hane...</p>
Add new comment