Arkiv-Lajme
PE njeh gjenocidin turk ndaj armenëve. Miraton rezolutën dhe i bën thirrje Ankarasë të pranojë krimin e 100 viteve më parë
Parlamenti Europian miratoi një rezolutë ku i bën thirrje Turqisë të njohë genocidin ndaj armenëve. Bëhet fjalë për vrasjen nga osmanët të 1 milionë armenëve, 100 vite më parë, gjatë Luftës së Parë Botërore. Deri më tani, Ankaraja ka refuzuar të konsiderojë si “genocid”, vrasjet e kryera nga paraardhësit osmanë. Presidenti turk Erdoan tha gjatë ditës se edhe nëse parlamenti europian e votonte rezolutën, “Turqisë nuk i bëhej vonë”. Në fundjavë, edhe Papa Françesku përdori fjalën “genocid” kur iu referua krimeve kundër armenëve, 100 vite më parë.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit “non grata” në Britani. Prej dy vitesh i refuzohet viza nga ambasada britanike
Një prej zyrtarëve të qeverisë shqiptare rezulton të jetë person “non grata” në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, të cilës i është refuzuar viza britanike prej afro 2 vjetësh, duke i mohuar të drejtën për të marrë pjesë në një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare të turizmit. Tv Klan raporton se ambasada britanike në Tiranë ja ka bërë të ditur zonjës Dhame, që është person i padëshiruar në Britani për një periudhe disavjeçare.
Georgievski: Kryeministri i qeverisë teknike duhet të jetë shqiptar, ata kanë nxjerrë 4-5 intelektualë që mund të kryejnë me sukses këtë detyrë në Maqedoni
Sipas agjencisë “INA” ish-kryeministri Lubço Georgievski e ka përkrahë idenë që kryeministri i një qeverie teknike që do të formohej për tejkalim të situatës aktuale në Maqedoni, të jetë shqiptar. Gjatë debatit të organizuar nga QMBI, Georgievski ka vlerësuar se shqiptarët e Maqedonisë kanë së paku 4-5 intelektualë të kalibrit të lartë, që mund të ushtrojnë këtë detyrë, raporton "lajmpress.com". “Kur jemi tek qeveria e ekspertëve u promovua ideja se më mirë do të ishte që në këtë moment një shqiptarë të jetë kryeministër i qeverisë teknike.
Besnik Aliaj i drejtohet PD-së: Opozita të mbështesë Gjergj Bojaxhiun, të nxjerrë vetëm një listë për Këshillin Bashkiak
Një prej kandidatëve të përfolur të PD për Bashkinë e Tiranës, Besnik Aliaj, bën thirrje që PD të mbështesë Gjergj Bojaxhiun në zgjedhjet e 231 qershorit. Madje Aliaj sugjeron që opozita të mos nxjerrë asnjë kandidat të vetin por vetëm një listë për Këshillin Bashkiak. Sipas Aliajt, Bojaxhiu është alternativa më e mirë që mund t’i shërbejë kryeqytetit dhe fitorja e tij në zgjedhjet e ardhshme është fitore e qytetarëve por edhe e opozitës.
Kryeministri Rama në Këshillin e Investimeve: Qasja e re ndaj biznesit po jep efektet, së shpejti ligji për investimet në Kuvend
Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Investimeve, ka dhënë garancinë e tij për një adresim sa më korrekt të problemeve të biznesit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama ka vënë në dukje se, qasja e re që qeveria e tij ka ndaj botës së sipërmarrjes ka filluar të japë efekte pozitive në ekonomi. Një nga hapat thelbësorë që sipas tij qeveria ka marrë në këtë drejtim ka qenë shlyerja e borxheve të shtetit ndaj sipërmarrjes private.
Avokati i Popullit nis rastësisht hetimin për prishjet në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Shembjet e ndërtesave pa procesverbal dhe pa u kryer kompesimi
Ishte nisur për të vizituar banorët e Patos-Marinzës, por rrugës iu desh të ndalonte për të dëgjuar banorët përgjatë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, të cilëve Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u ka shembur ndërtesat. Pas këtij takimi në Grabian të Lushnjës, avokati Avokati i Populli,t Igli Totozani vendosi të nisë një hetim administrativ për prishjet e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në këtë segment rrugor.
Reagon Daçiç pas lajmit se zv.kryeministri i Kosovës do të vizitojë Beogradin: Thaçi nuk ka nevojë të vijë në Serbi
“Një temë serioze, një qasje joserioze”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke komentuar lajmin e mediave në Kosovë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, më 24 prill do të jetë për vizitë në Beograd. Gazeta “Express” duke iu referuar medieve serbe, thotë se Daçiç ka shtuar se në fakt rreth pjesëmarrjes të cilën e organizon një organizatë jo qeveritare "Ambasadorët e Paqes" e ka mësuar nga mediat. Sipas tij, Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar, dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, në takimin nuk ka nevojë për qenë pjesëmarrës.
100 vjetori i “gjenocidit” armen, Erdogan hedh poshtë paraprakisht votën e Parlamentit Evropian: Turqia nuk mund të njohë një mëkat të tillë
AFP raporton se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se hidhte poshtë paraprakisht votën e Parlamentit Evropian, që do të shprehet mbi cilësimin si ”gjenocid” të masakrave armene në vitin 1915. “Kushdo qoftë përfundimi, votimi i Parlamentit të Bashkimit Evropian do të më hyjë në njërin vesh dhe do të dalë menjëherë nga tjetri sepse Turqia nuk mund të njohë një mëkat apo krim të tillë”, deklaroi Erdogan para shtypit, para se të nisej në një vizitë në Kazakistanin fqinj.
Mesazhi i Bashës për Ramën dhe Metën: Po kandidoni trafikantët, mos guxoni të vidhni votat se ju pret fundi më i keq
Lulzim Basha ashpërsoi gjuhën ndaj kandidatëve me precedent pena, që siç thotë ai, po kandidon maxhoranca në zgjedhjet e 21 qershorit. Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar demokrat, Basha i kërkoi maxhorancës të mos guxojë të vjedhë dhe blejë votat në zgjedhjet lokale, pasi siç tha kreu i PDsë, shumicën e pret fundi më i keq. “Akuzat për vrasjen e dy deputetëve nga Meta janë rikthyer në skenë. Ka pasur vetëm një inskenim në këtë histori për të fshirë nga faqja e dheut të vërtetën e porositjes për vrasjen e dy deputetëve.
“Mapo”/ Banka e Tiranës kërkon sekuestrimin e kompanisë së Fazlliçit: Nuk i ka paguar kredinë. Gjykata urdhëron sekuestrimin e 3.3 milionë eurove të biznesmenit
Nëpërmjet një shkrimi ekskluziv, gazeta “Mapo” thotë se Banka e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës të sekuestrojë pasuritë e biznesmentit tepër të përfolur në Shqipëri Damir Fazlliç, pasi ky i fundit nuk i ka paguar kredinë që i ka marrë kësaj banke. Damir Fazlliç është i njohur edhe për miqësinë e ngushtë të tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Dosja është në gjykim nga gjyqtarja Kace Agolli. Pak kohë më parë edhe një bankë tjetër shqiptare kishte ngritur të njëjtën padi ndaj Fazlliçit.