Avokati i Popullit nis rastësisht hetimin për prishjet në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Shembjet e ndërtesave pa procesverbal dhe pa u kryer kompesimi

Ishte nisur për të vizituar banorët e Patos-Marinzës, por rrugës iu desh të ndalonte për të dëgjuar banorët përgjatë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, të cilëve Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u ka shembur ndërtesat. Pas këtij takimi në Grabian të Lushnjës, avokati Avokati i Populli,t Igli Totozani vendosi të nisë një hetim administrativ për prishjet e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në këtë segment rrugor. Banorët pretendojnë se nuk u është dorëzuar asnjë vendim apo njoftim me shkrim nga autoritetet e IKMT –së për prishjen e objekteve të tyre dhe se gjithashtu punonjësit e IKMT-së nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve.
Nga ana tjetër banorët thonë se pavarësisht se ndërtimet e tyre janë përfshirë në një proces shpronësimi ata ende nuk kanë marrë pagesën sipas ligjit para se ti hapet rrugë prishjes së objekteve. Hetimi administrativ do të verifikojë nëse ndërhyrja e forcave të IKMT-së ka qenë konfom ligjit apo jo?
l.m
Add new comment