Reagon Daçiç pas lajmit se zv.kryeministri i Kosovës do të vizitojë Beogradin: Thaçi nuk ka nevojë të vijë në Serbi

Postuar në 15 Prill, 2015 08:49

“Një temë serioze, një qasje joserioze”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke komentuar lajmin e mediave në Kosovë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, më 24 prill do të jetë për vizitë në Beograd. Gazeta “Express”  duke iu referuar medieve serbe, thotë se Daçiç ka shtuar se në fakt rreth pjesëmarrjes të cilën e organizon një organizatë jo qeveritare "Ambasadorët e Paqes" e ka mësuar nga mediat. Sipas tij, Qeveria e Serbisë në lidhje me këtë organizim nuk është konsultuar, dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, në takimin nuk ka nevojë për qenë pjesëmarrës. “Mendoj se nuk ka nevojë për të ardhur. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht. Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm serb. Daçiç ka shtuar se në "çështje të tilla serioze nuk mund të zbatohen pa autoritetet shtetërore".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.