Kryeministri Rama në Këshillin e Investimeve: Qasja e re ndaj biznesit po jep efektet, së shpejti ligji për investimet në Kuvend

Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Investimeve, ka dhënë garancinë e tij për një adresim sa më korrekt të problemeve të biznesit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama ka vënë në dukje se, qasja e re që qeveria e tij ka ndaj botës së sipërmarrjes ka filluar të japë efekte pozitive në ekonomi. Një nga hapat thelbësorë që sipas tij qeveria ka marrë në këtë drejtim ka qenë shlyerja e borxheve të shtetit ndaj sipërmarrjes private. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se, sot ka një rimbursim transparent dhe automatik të TVSH-së për sipërmarrjen, ndërsa janë hequr të gjitha gjobat me natyrë elektorale. Kësaj situate pozitive, ka theksuar Rama, do t’i shtohet edhe ligji për investimet, i cili do të miratohet javën tjetër në Kuvend.
Add new comment