Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit “non grata” në Britani. Prej dy vitesh i refuzohet viza nga ambasada britanike

Një prej zyrtarëve të qeverisë shqiptare rezulton të jetë person “non grata” në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, të cilës i është refuzuar viza britanike prej afro 2 vjetësh, duke i mohuar të drejtën për të marrë pjesë në një prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare të turizmit. Tv Klan raporton se ambasada britanike në Tiranë ja ka bërë të ditur zonjës Dhame, që është person i padëshiruar në Britani për një periudhe disavjeçare. Kjo ka qenë dhe arsyeja e vërtetë e mungesës së saj në panairin e turizmit në Londër në Nëntor te vitit 201. Nuk është e qartë se çfare krimi apo shkelje ka kryer zonja Dhame, që nuk lejohet të hyjë në Britani e si për rrjedhojë të mos kryejë dhe detyrën shtetërore të caktuar nga kryeministri Rama. Nisur nga ky fakt Tv Klan ngre pyetjen se a mund të qëndrojë ende në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, një person të cilit nuk i lejohet të shkelë një shtet anëtar të Bashkimit Europian?
l.m
Comments
Dyshoj se do ta kene kapur
<p>Dyshoj se do ta kene kapur tek semafori. Se me cfare mund te jete mare tjeter kjo?</p>
Add new comment