Mesazhi i Bashës për Ramën dhe Metën: Po kandidoni trafikantët, mos guxoni të vidhni votat se ju pret fundi më i keq

Postuar në 15 Prill, 2015 07:50

Lulzim Basha ashpërsoi gjuhën ndaj kandidatëve me precedent pena, që siç thotë ai, po kandidon maxhoranca në zgjedhjet e 21 qershorit. Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar demokrat, Basha i kërkoi maxhorancës të mos guxojë të vjedhë dhe blejë votat në zgjedhjet lokale, pasi siç tha kreu i PD­së, shumicën e pret fundi më i keq. “Akuzat për vrasjen e dy deputetëve nga Meta janë rikthyer në skenë. Ka pasur vetëm një inskenim në këtë histori për të fshirë nga faqja e dheut të vërtetën e porositjes për vrasjen e dy deputetëve. Afrimi i zgjedhjeve vendore, përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie po nxjerrin në pah kush nuk ka asnjë kompromis me krimin, PD­ja dhe kush po tallet me dekriminalizimin, dyshja Rama­ Meta. Rama ka caktuar si kandidat për kryetar bashkie në Krujën e Gjergj Kastriotit, Artur Bushin, i akuzuar për trafik droge në Itali dhe Holandë”, u shpreh Basha. 

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Flet per vota KY...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.