Mesazhi i Bashës për Ramën dhe Metën: Po kandidoni trafikantët, mos guxoni të vidhni votat se ju pret fundi më i keq

Lulzim Basha ashpërsoi gjuhën ndaj kandidatëve me precedent pena, që siç thotë ai, po kandidon maxhoranca në zgjedhjet e 21 qershorit. Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar demokrat, Basha i kërkoi maxhorancës të mos guxojë të vjedhë dhe blejë votat në zgjedhjet lokale, pasi siç tha kreu i PDsë, shumicën e pret fundi më i keq. “Akuzat për vrasjen e dy deputetëve nga Meta janë rikthyer në skenë. Ka pasur vetëm një inskenim në këtë histori për të fshirë nga faqja e dheut të vërtetën e porositjes për vrasjen e dy deputetëve. Afrimi i zgjedhjeve vendore, përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie po nxjerrin në pah kush nuk ka asnjë kompromis me krimin, PDja dhe kush po tallet me dekriminalizimin, dyshja Rama Meta. Rama ka caktuar si kandidat për kryetar bashkie në Krujën e Gjergj Kastriotit, Artur Bushin, i akuzuar për trafik droge në Itali dhe Holandë”, u shpreh Basha.
Comments
Flet per vota KY...
<p>Flet per vota KY...</p>
Add new comment