Arkiv-Lajme

Edi Rama zyrtarizon Erion Veliaj si kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 16 Prill, 2015 11:36

Erion Veliaj është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zyrtarizuar konkurrentin e majtë, vetëm pak minuta pasi PD shpalli kandidatin e saj, mjekun Halim Kosova. Shefi i ekzekutivit e deklaroi Veliaj si kandidatin përfaqësues të së majtës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, pas takimit që pati në selinë e majtë, me deputetët e qarkut të Tiranës. Për mediat Rama tha shkurt: “Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës.

Basha prezanton Halim Kosovën si kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës. “Zgjodhëm mjekun që duan qytetarët”

Postuar në 16 Prill, 2015 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatin zyrtar të PD për Bashkinë e Tiranës, mjekun e njohur, Halim Kosova.  Sipas Bashës, “ne dëgjuam zërin e qytetarëve, që duan mjek në Bashkinë e kryeqytetit dhe jo politikanë. Kosova është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës”. Në takimin më herët me deputetët e qarkut të Tiranës është diskutuar për strategjinë e selisë blu në zgjedhjet e 21 qershorit.

PS firmos marrëveshjen me 40 parti aleate. Rama në krah të Metës e Idrizit, në koalicionin e majtë edhe Aleanca Demokratike

Postuar në 16 Prill, 2015 09:54

Firmoset marrëveshja e koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale te 21 Qershorit, ku pjese e saj do te jenë mbi 40 parti. Në tyerzën e aleatëve kryeministri Rama kishte në krah Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizit, krerët e dy forcave që përbëjnë boshtin e koalicionit. I pari qe doli nga takimi ishte kryeparlamentari Ilir Meta i cili tha: ”…Koalicioni është shumë i gjerë dhe gjithëpërfshirës edhe për Tiranën do jetë shumë gjithëpërfshirës…s’ishim për emrin, ishim për koalicionin, emri për koalicionin është shumë gjithëpërfshirës”,­ tha shkurt Meta per mediat.

Nisin punimet tek Xhamia e Namazgjasë, Uran Kalej: Më shumë se një dëshirë është nevojë për besimtaret

Postuar në 16 Prill, 2015 09:38

Nisin punimet tek Xhamia e Namazgjasë, raporton “Vizion Plus” në një nga kronikat e transmetuara prej tij. Pas shumë premtimesh, ka nisur këtë të enjte puna konkrete në terren për të bërë realitet një nga dëshirat e besimtarëve muslimane, ndërtimin e Xhamisë se Namazgjase, qe fillesat e veta i ka qe ne vitin 1938. Firma e ndërtimit ka kryer piketimet dhe gërmimet e para, pas një kalvari te gjate procedurash për marrjen e lejes. Përfaqësues te komunitetit myslimane thonë se kjo xhami më shumë se sa një dëshire është nevoje për besimtaret.

Mashtrimi masiv me azilin në Gjermani, zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea thotë se po hetohen disa agjenci udhëtimi

Postuar në 16 Prill, 2015 09:29

Rreth 2200 shtetas shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm tre muajt e fundit drejt Gjermanisë, me kërkesën për azil ekonomik. Gjatë një interviste për ‘Top Channel’, zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea pohon se shtetasit shqiptarë po mashtrohen nga persona të caktuar, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet për mashtrim me pasoja të rënda. Ajo u bën apel shtetasve shqiptarë të mos mashtrohen, pasi të gjithë ata që kanë aplikuar për azil në Gjermani do të kthehen.

Moska shqetësohet nga deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën: Nuk kontribuon në ruajtjen e klimës fqinjësore në Ballkan

Postuar në 16 Prill, 2015 09:12

Deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën ka shqetësuar dhe Rusinë. “Retorika për Shqipërinë e Madhe nuk kontribuon në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan”. Kështu ka reaguar Moska pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkimin me Kosovën.

Ndoka ‘tradhëton’ PD-në: Të hapur për koalicion edhe me PS-në

Postuar në 16 Prill, 2015 09:04

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme Nard Ndoka ka thënë se është i hapur edhe për një koalicion me PS-në. Ai i cilësoi të ngurtësuara vendimet e PD dhe i cilësoi si të papërshtatshëm kandidatët e zgjedhur nga demokratët. “PD po tregohet e ngurtë në raport me PDK, është vënë re një mungesë serioziteti edhe nga lidershipi i kësaj partie.

Mandati i Kokëdhimës sjell debate në Kuvend. Opozita kërkon që të shprehet Gjykata Kushtetuese. Mazhoranca e cilëson të pambështetur në ligj

Postuar në 16 Prill, 2015 06:39

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me çështjen e deputetit Koço Kokëdhima. Opozita tha që kërkesa e saj për heqjen e mandatit të deputetit socialist të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, si organi i ngarkuar nga ligji themeltar i shtetit për tu shprehur në këtë rast. Përfaqësuesit e maxhorancës, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e kanë cilësuar të pambështetur në ligj e Kushtetutë kërkesën e opozitës me argumentin se në asnjë rast deputeti Kokëdhima nuk ka shkelur as nenin 70, pika dy e Kushtetutës dhe as nenin 28 të ligjit për konfliktin e interesave.

Bilanci i luftës në Siri, më shumë se 220 000 të vdekur prej fillimit të konfliktit 4 vite më parë

Postuar në 16 Prill, 2015 06:25

Më 15 mars konflikti në Siri hyri në vitin e tij të pestë. Sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve “AFP”,  lufta në Siri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 220 000 personave, një shifër kjo e llogaritur që prej fillimit të revoltës kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, më 15 mars 2011, bëri me dije sot Observatori Sirian për të Drejat e Njeriut (OSDH). “Që prej fillimit të revoltës janë regjistruar rreth 222 271 të vdekur nga sulmet në Siri”, deklaroi sot për shtypin Rami Abdel Rahman, kreu i OSDH-së.

Zgjedhjet/ Kryeprokurori Llalla: Verifikim kandidatëve të përfolur për lidhje me krimin, do hetohen rastet e kallëzuara

Postuar në 16 Prill, 2015 05:15

Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se prokuroria ka nisur verifikimin për të gjithë kandidatët për zgjedhjet. Deklarata u bë nga kryeprokurori pas Tryezës së Rrumbullakët me teme: “Gjykimi penal dhe Unifikimi i praktikes gjyqësore”, që zhvilloi paraditen e sotme Gjykata e Lartë në Hotel Tirana. “Për të gjithë rastet që ka kallëzim dhe normalisht do hetohen. Hetime dhe për të gjitha rastet e bëra publike kur ka dyshime të arsyeshme. Prokuroria ka hetuar dhe do vijojë të hetojë për të gjitha rastet e bëra publike”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme