PS firmos marrëveshjen me 40 parti aleate. Rama në krah të Metës e Idrizit, në koalicionin e majtë edhe Aleanca Demokratike

Firmoset marrëveshja e koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale te 21 Qershorit, ku pjese e saj do te jenë mbi 40 parti. Në tyerzën e aleatëve kryeministri Rama kishte në krah Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizit, krerët e dy forcave që përbëjnë boshtin e koalicionit. I pari qe doli nga takimi ishte kryeparlamentari Ilir Meta i cili tha: ”…Koalicioni është shumë i gjerë dhe gjithëpërfshirës edhe për Tiranën do jetë shumë gjithëpërfshirës…s’ishim për emrin, ishim për koalicionin, emri për koalicionin është shumë gjithëpërfshirës”, tha shkurt Meta per mediat.
PSja ka nënshkruar aleancën parazgjedhore edhe me partinë e Petro Koçit, PSV91. “Koalicion që duket qartazi që është më i zgjeruar në krahasim me zgjedhjet e tjera, janë plus 40…Besueshëmria politike e mazhorancës vjen në rritje dhe opozita është e dobët përballë kësaj sfide elektorale”, tha Koçi. Koalicionit të majtë iu bashkua edhe Aleanca Demokratike që dikur drejtohej nga Neritan Ceka, aktualisht ambasador në Itali.
Add new comment