Mandati i Kokëdhimës sjell debate në Kuvend. Opozita kërkon që të shprehet Gjykata Kushtetuese. Mazhoranca e cilëson të pambështetur në ligj

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me çështjen e deputetit Koço Kokëdhima. Opozita tha që kërkesa e saj për heqjen e mandatit të deputetit socialist të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, si organi i ngarkuar nga ligji themeltar i shtetit për tu shprehur në këtë rast. Përfaqësuesit e maxhorancës, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores e kanë cilësuar të pambështetur në ligj e Kushtetutë kërkesën e opozitës me argumentin se në asnjë rast deputeti Kokëdhima nuk ka shkelur as nenin 70, pika dy e Kushtetutës dhe as nenin 28 të ligjit për konfliktin e interesave. Ish -Kryeministri Berisha jashtë sallës së Kuvendit akuzoi dyshen Rama – Meta se po mbrojnë në kundërshti me ligjin e Kushtetutën Deputetin Kokëdhima që sipas tij ka përfituar në të paktën 150 raste nga fondet publike gjatë kohës që kishte marrë mandatin e Deputetit.
Add new comment