Edi Rama zyrtarizon Erion Veliaj si kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 16 Prill, 2015 11:36

Erion Veliaj është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zyrtarizuar konkurrentin e majtë, vetëm pak minuta pasi PD shpalli kandidatin e saj, mjekun Halim Kosova. Shefi i ekzekutivit e deklaroi Veliaj si kandidatin përfaqësues të së majtës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, pas takimit që pati në selinë e majtë, me deputetët e qarkut të Tiranës. Për mediat Rama tha shkurt: “Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës. Do kemi më shumë kohë në vijim, por shumë shkurt, kandidati ynë i Aleancës për Shqipërinë Europiane do të jetë Erion Veliaj”.

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Suksese Erion!

Le te thote cte doje Ben Blushi.

Submitted by Pema (not verified) on

Po ca suksese Erion...
Veliaj perfaqso gjithcka qe nuk shko me politikanet tane. Servil, intrigant, i korruptuar, arrogant, etj. Erioni s'ka asnje veti te mire, s'do ishte i pershtatshem as ne Mamurras, e jo me n'Tirane. Dhe n'Tirane PS-ja e pa fitoren te sigurt. S'mund te zgjidhnin nje tjeter, me pak me shume integritet moral / profesional?!

Nejse... Duket sikur Rama ka perzgjedh Erionin si "pasardhesin" e tij, e njejta gusto idiote si Berisha me Bashen. Gjithsesi mire na e bejn, populli yn injorante kto politikane merito.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ku eshte Muci qe bertiste "regjim, regjim" kur Berisha kandidonte Bashen?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.