Vendimi i gjykatës për dosjen “Doshi”: U lajmërua nga Frroku për vrasjen

Postuar në 10 Prill, 2015 07:50

Sipas një kronike të transmetuar nga “Ora News” Deputeti, Mark Frroku rezulton se është personi që ka informuar Tom Doshin se u është paguar një shumë e madhe parash personave të caktuar, të cilët do të organizonin eliminimin e tij fizik. Dhe mbi të gjitha ka qenë po ai që i ka prezantuar Doshit, Durim Bamin si personi i caktuar për ta kryer ekzukutimin. Në 13 faqe, Kolegji Penal e ka vlerësuar masën e “arrestit me burg” për dy deputetët si masën më të rreptë që parashikon Kodi i Procedurës Penale dhe si e tillë duhet vendosur vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. Ky Kolegj e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e dy deputetëve në datën 26 mars, duke vendosur masën e arrestit shtepiak. Në të dyja arsyetimet që Gjykata e Lartë bën ndaj dy deputetëve të marrë të pandehur, përmenden fakte dhe emra dëshmitarësh, të cilët kanë qenë të përfshirë në gjithë këtë histori. “Ora News” thotë se në vendimin e arsyetuar nuk jepen detaje nga këto dëshmi, por ajo që evidentohet është se Kolegji Penal ka qenë unanim për mbajtjen nën arrest të Mark Frrokut. Ndërsa për Tom Doshin, gjyqtari Artan Zeneli ka qenë kundër 4 votave për mbajtjen nën arrest shtëpie ndaj deputetit.

 

http://www.oranews.tv/vendi/dosja-doshi-vendimi-i-gjykates-u-lajmerua-nga-frroku-per-vrasjen/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.