Vonesat në procesin zgjedhor, KQZ u kërkon kryetarëve vendorë të sjellin propozimet për ambientet e KZAZ-ve

Postuar në 10 Prill, 2015 09:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi kryetarëve të njësive vendore të sjellin menjëherë pranë këtij institucioni propozimet për ambientet ku do të vendosen zyrat e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve), për të bërë të mundur thirrjen e mbledhjes së parë të tyre më 14 prill. KQZ ka shprehur sot shqetësim për neglizhencën e treguar nga disa kryetarë vendorë në sjelljen pranë Komisionit të propozimeve për këto zyra, duke u bërë pengesë në konstituimin e tyre pak ditë më vonë. “Ende sot, më 10 prill, janë 20 Bashki që nuk kanë sjellë asnjë propozim për ambientet ku do të vendosen 34 KZAZ. Për shkak të neglizhencës së kryetarëve të njësive vendore jemi në kushtet kur KQZ nuk ka ende selitë për 34 KZAZ” tha zëdhënësja Drilona Hoxhaj. Deri tani, shtoi ajo, kanë sjellë propozimet 41 Bashki për 56 KZAZ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.