“Evropa e Lirë” analizon deklaratën e Edi Ramës: “Paranoja e Serbisë karshi "bashkimit kombëtar Kosovë - Shqipëri"

Postuar në 11 Prill, 2015 00:45

Në një shkrim të botuar në faqen online të “Evropa e Lirë” me titull: “Paranoja e Serbisë karshi "bashkimit kombëtar Kosovë - Shqipëri" thuhet se ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë është më shumë paranojë e Serbisë dhe reagimet që vijnë nga Beogradi zyrtar janë më shumë në funksion të ikjes nga problemet reale të këtij shteti. Në këtë formë mendojnë të paktën njohësit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi. Reagimet me zemërim të zyrtarëve serbë kanë pasuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, "për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së", në një intervistë dhënë një televizioni vendor në Kosovë.

Gazetari i “Evropa e Lirë”, Arton Konushevci i është referuar disa analistëve pë të zbërthyer këtë çështje.  Analisti Ismail Hasani, në Prishtinë, thotë se reagimet nga Serbia vijnë e bëhen më të ashpra, pasi që tani "është kuptuar se shqiptarët janë faktorë në Ballkan". Ai i cilëson këto reagime si të natyrshme, deri diku, "për faktin se Serbia në një mënyrë është ndërgjegjësuar se entiteti shqiptar në Ballkan është faktor që nuk guxon të injorohet".

Edhe Dushan Janjiç, analist i çështjeve politike në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se reagimet e ashpra nga Serbia ndodhin për disa arsye, kur përmendet bashkimi kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke komentuar edhe qëllimet programore të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, [viti 2013], e në të cilin thuhet që "në të ardhmen të krijohen kushtet edhe për formimin e një shteti të përbashkët të popullit serb në Serbi dhe Republikës Serbe [në Bosnjë]", Janjiç thotë se njerëzit shpesh ngurrojnë ta thonë atë që vërtet mendojnë, ndërsa sulmojnë të tjerët kur e kërkojnë të njëjtën gjë.

Arton Konushevci e mbyll shkrimin e tij duke thënë: Bashkimi Evropian vlerëson se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, të përcaktuar nga ana e Bashkimit Evropian, në nivelin më të lartë.

 

http://www.evropaelire.org/content/article/26945040.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.