Mesazhi që SHBA i kërkon qeverisë të përcjëllë në opinionin publik: Korrupsioni po luftohet në të gjitha nivelet

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee e ka vlerësuar pozitivisht nismën për të dekriminalizuar parlamentin. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë dhe partive politike në Shqipëri që të largojnë anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion. Sipas tij është shumë e rëndësishme që kjo prirje do të vazhdojë. Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë korrupsionin që të realizojë ëndrrën e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, jo vetëm në parlament, por në të gjitha fushat e qeverisjes, në gjithë institucionet qeveritare, në të gjitha nivelet. Duhet të ketë një mesazh të qartë në të gjitha nivelet e shoqërisë, që askush nuk është mbi ligjin, që shteti ligjor duhet të sundojë. Shqipëria duhet të plotësojë standartet evropiane në mënyrë që të realizojë aspiratat e saj”-theksoi zyrtari i lartë amerikan.
l.m
Comments
Ketu ma shume se luftim
<p>Ketu ma shume se luftim korrupsioni asht lufta e klaneve te te korruptuemve.</p>
Add new comment