Mesazhi që SHBA i kërkon qeverisë të përcjëllë në opinionin publik: Korrupsioni po luftohet në të gjitha nivelet

Postuar në 10 Prill, 2015 15:12

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee e ka vlerësuar pozitivisht nismën për të dekriminalizuar parlamentin. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë dhe partive politike në Shqipëri  që të largojnë  anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion.  Sipas tij  është shumë e rëndësishme që kjo prirje do të vazhdojë. Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë korrupsionin që të realizojë ëndrrën e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, jo vetëm në parlament, por në të gjitha fushat e qeverisjes, në gjithë institucionet qeveritare, në të gjitha nivelet. Duhet të ketë një mesazh të qartë në të gjitha nivelet e shoqërisë, që askush nuk është mbi ligjin, që shteti ligjor duhet të sundojë. Shqipëria duhet të plotësojë standartet evropiane në mënyrë që të realizojë aspiratat e saj”-theksoi zyrtari i lartë amerikan.  

l.m

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ketu ma shume se luftim korrupsioni asht lufta e klaneve te te korruptuemve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.