“Shqipëria po fillon të humbasë avantazhin kryesor konkurrues në sektorin fason” shkruan “Monitor”

Postuar në 12 Prill, 2015 14:07

Shqipëria po humbet avantazhin konkurrues në sektorin fason (industria me material porositësi) ndërsa shifrat dëshmojnë se pritshmëritë nuk janë pozitive edhe sa i përket ndikimit që pritej në punësim. Energjia elektrike dhe taksat nuk e bëjnë më vendin tonë aq favorizues në krahasim me vendet e tjera. Revista “Monitor” shkruan se cmimi 30% më i lartë i energjisë elektrike, rritja me 50% e normës së tatimit mbi qiratë, dividentit dhe tatim-fitimit bashkë me përfshirjen e nënkontraktorëve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar kanë rritur koston e punës së industrisë fason. Kjo, sipas revistës, ka bërë që Shqipëria të fillojë të humbasë avantazhin kryesor konkurrues që kishte në këtë sektor.

Artikulli i plotë: http://www.monitor.al/fasoni-taksat-rrisin-koston-e-punes-po-humb-konkurrueshmeria/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.