Gazeta “Shqip” paralajmëron shkarkime masive në shëndetësi pas pak ditësh. 800 punonjës të shëndetësisë rezultojnë me 0 kredite

Pas pak ditësh rreth 800 punonjës të shëndetësisë do të largohen nga puna, pasi rezultojnë me 0 kredite, nga 150 që duhet të siguronin në total. Gazeta “Shqip” shkruan se bëhet fjalë konkretisht për 31% të punonjësve të shëndetësisë, prej të cilëve 5% mjekë, 20% dentistë dhe 6% farmacistë, të cilët janë vlerësuar me 0 kredite në programin e edukimit në vazhdim. Kjo, sipas gazetës, dëshmon se njohuritë e tyre në këtë fushë janë të dobëta, pa përjashtuar edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në program, në kundërshtim me ligjin.
Pavarësisht se shifra prej 30% e punonjësve të shëndetësisë, që nuk plotësojnë një prej kushteve thelbësore për të ushtruar detyrën, është e lartë, përfaqësues zyrtarë të Urdhrit të Mjekut bëjnë me dije për gazetën, se numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë, pasi ka mjekë, infermierë, dentistë dhe laborantë, të cilët i kanë marrë ato në mënyrë fiktive, kundrejt pagesës. Lidhur me këtë situatë, Urdhri i Mjekut ngre shqetësimin se nëse ky shkarkim masiv do të ndodhë atëhere sistemi shëndetësor do të dëmtohet dhe më shumë pasi ka mungesë mjekësh e specialistësh.
Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/04/12/shendetesia-nis-shkarkimet-masive-pas-kater-ditesh-ikin-800-punonjes/
n.k
Comments
Keta kane marre shkollen me
<p>Keta kane marre shkollen me leke keta thone kreditet haahahaha,Shqiperi e mjere.</p>
Add new comment