Kompania e gjuetisë së thesareve zbulon anijen me 50 mln dollarë në monedha argjendi

Pas një kërkimi me mjete të sofistikuara, kompania “Deep Ocean Search” ka arritur të nxjerrë ngarkesën e anijes britanike “City of Cairo” nga një thellësi prej 5150 metra, në drejtimin e bregut të Namibisë në oqeanin Atlantik. Thellësia është 2000 metra më shumë se në vendin e fundosjes së Titanikut, ndërsa anija, e cila është zhytur në Luftën e Dytë Botërore, mbante ndër të tjera një thesar me monedha argjendi që kap shifrën 50 milionë dollarë. Kompania e specializuar, e cila mbledh ekspertë francezë dhe britanikë ka ndërtuar hidrolokator unik që mund të eksplorojë thellësitë e oqeanit në 6000 metra thellësi. Sipas ligjit britanik, gjuetarët e thesarit mund të mbajnë gjërat e vlefshme që gjenden në rast të një anijeje të Marinës Mbretërore.
a.k
Add new comment