Gazetari veteran nga Beogradi, Boshko Jakshiç flet për “Kohën Ditore”: Thaçi në Beograd do të ishte e mirëseardhur,kështu nis dhe rrënimi i stereotipave

Postuar në 16 Prill, 2015 01:57

Çdo mundësi që Hashim Thaçi ta vizitojë Beogradin do të ishte e mirëseardhur. Kështu konsideron gazetari dhe komentuesi veteran nga Beogradi, Boshko Jakshiç. Në një deklarim për “Kohën Ditore”, Jakshiç tha se “ndoshta gjatë kafes së përbashkët që e pinë para pak kohe në Prishtinë, Thaçi e Daçiqi kanë konstatuar se do të duhej të shiheshin më shpesh, qoftë edhe pa flamuj, ashtu që të mos u ik çmimi ‘Nobel’ për paqe”. Sipas këtij gazetari veteran serb, në Beograd thuhet se Thaçi do të vinte në kryeqytetin serb në një takim të një organizate joqeveritare. I pyetur nëse një vizitë e mundshme e Thaçit në Beograd do të ishte e parakohshme, duke e marrë parasysh qëndrimin e pjesës së madhe të publikut serb ndaj Kosovës dhe Thaçit, Jakshiq tha se nuk e di nëse do të ishte e parakohshme, por shtoi se personalisht mendon se një vizitë e tillë “do të ishte e vonuar, por realitetet janë tjetër fare”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.