Basha i drejtohet misionit të ODIHR: Premisa jo të mira për zgjedhje të lira, sillni sa më shumë vëzhgues më 21 qershor

Postuar në 16 Prill, 2015 02:34

Basha i ka shprehur sot misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR shqetësimin për rrethanat e krijuara, që sipas tij shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme. Kryetari i PD-së i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme. Në takimin e zhvilluar, Basha theksoi se ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Basha tha se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë. Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi. Sipas tij, blerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.