PD me Enkelejd Alibeajn përballë Armando Subashit në bashkinë e Fierit. Ish-ministri i Berishës caktohet në një zonë “të humbur”, PD nuk djeg figurat e reja

Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë "Berisha" në vitet 2007-2009 dhe deputet i legjislaturës 2009-2013 është kandidati i opozitës për bashkinë e Fierit. Partia Demokratike ka preferuar të mos djegë asnjë nga figurat e reja në një bashki që konsiderohet e humbur. Emri i Alibeajt është zyrtarizuar mbrëmjen e së mërkurës, duke iu shtuar kështu listës së kandidatëve që kanë marrë miratimin e kryesisë. Alibeaj u afrua në Partinë Demokratike si pjesë e KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave). Në vitet 2005-2007 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave. Alibeaj do të garojë në Fier përballë Armando Subashit, deputet i Partisë Socialiste që u përzgjodh për të përfaqësuar koalicionin e majtë në këto zgjedhje. Të dy kandidaturat për Fierin vijnë nga fusha e drejtësisë, pasi edhe Armando Subashi ka ushtruar më parë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Fier. Bashkia e Fierit njihet si bastion i socialistëve dhe shanset që Alibeaj të fitojë janë të pakta, ndaj dhe Partia Demokratike zgjodhi një figurë që edhe nëse humbet nuk do t’i krijojë asnjë kosto opozitës.
l.m
Comments
Alibeja eshte nder

Alibeja eshte nder politikanet me serioz ne fushen politike shqiptare

i qarte per nje te Djathte te vertete, dhe me koncepte te qarta.

Ai nuk i shmanget perplasjeve serioze, dhe rivali i tij ne Fier eshte qartesisht i Majte in Extremis.

Nuk ka rendesi nese humbet apo fiton, se njeri do fitoj, kudo: e rendesishme eshte te shpalosesh, te tregohesh kush je.

Alibeja nuk eshte rastesor ne politiken qe i duhet vendit.

I uroj me te miren e mundshme. Uroj edhe zgjedhesit ne zonen e Fierit qe ta degjojne dhe te shprehen pasi te binden se kush u sherben me mire atyre.

Po te isha ne Fier do votoja pa asnje medyshje nen emrin e tij.

Ai ka moral. Ka dinjitet.

Add new comment