Meta thotë se kandidatura e Veliaj është e spikatur: Meriton mbështetjen tonë, kam konsideratë dhe për Kosovën

Postuar në 17 Prill, 2015 05:16

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, vlerësoi sot kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj si “një kandidaturë gjithëpërfshirëse dhe të spikatur”. Kryeparlamentari shprehu po ashtu konsideratë për kandidatin e opozitës, Halim Kosova, ndërsa vlerësoi se përfshirja e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e 21 qershorit e bën garën më demokratike.“Kandidatura  e z. Veliaj është mjaft e spikatur dhe ajo meriton gjithë mbështetjen tonë. Koalicioni ynë është gjithpërfshirës dhe mjaft i gjerë dhe kandidati i këtij koalicioni për Tiranën nuk mund të jetë ndryshe veçse gjithëpërfshirës”, u shpreh kreu i Kuvendit, në një prononcim për gazetarët.

Meta,  shprehu vlerësim dhe për kandidatin Halim Kosova, të propozuar nga Partia Demokratike. “Kam konsideratën më të mirë dhe për Kosovën, por dhe për kandidatët e pavarur, të cilët tha ai, nuk duhen nënvlerësuar, por duhen përgëzuar për kurajon e tyre”.

Sipas Metës të pavarurit nuk prishin punë, por ndreqin. “Ata janë tregues se demokracia funksionon dhe ju japin mundësi qytetarëve që të kenë më shumë zgjedhje. Kandidatët si Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri apo Arben Tafaj e bëjnë garën mjaft demokratike dhe interesante”, theksoi kryeparlamentari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.