Presidenti rihap garën për Gjykatën e Lartë pasi Kuvendi i rrëzoi dekretet

Postuar në 17 Prill, 2015 05:57

Presidenti Nishani rihap garën për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, pasi më 9 prill Kuvendi rrëzoi kandidaturat e Markelian Koçës dhe Fuat Vjerdhës të propozuara nga kreu i shtetit. Presidenti njofton sot vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë

“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë” thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot nga Presidenca. Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015. Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1- Kërkesë me shkrim; 2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar); 3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj; 4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Më 9 prill 2015, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për kandidatin për anëtar të Gjykatës së Lartë, Markelian Koça. Koça mori 25 vota pro dhe 75 kundër. Kuvendi rrëzoi edhe dekretin e Presidentit Fuat Vjerdhën si anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky i fundit mori 21 vota pro dhe 76 kundër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.