Putin i hapur para SHBA-ve: “Kemi mosmarrëveshje, por kemi dhe axhendë të përbashkët”

Postuar në 18 Prill, 2015 11:30

Rusia ka interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pavarësisht “disa mosmarrëveshjeve mbi tema të ndryshme të axhendës ndërkombëtare”,  është e gatshme të bashkëpunojë me Uashingtonin. Deklaratën publike e ka bërë vetë lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një transmetimi televiziv. Sipas burimeve që e raportojnë këtë informacion, agjencisë Interfaks dhe Ansa, Putin ka theksuar se SHBA dhe Rusia kanë një “axhendë të përbashkët”. “Jemi në mosmarrëveshje mbi tema të ndryshme të axhendës ndërkombëtare - ka deklaruar Putin -, por në të njëjtën kohë ka diçka që na bashkon, që na shtyn të punojmë bashkërisht”. Sipas liderit rus, bëhet fjalë për “përpjekje të përgjithshme për ta bërë ekonominë botërore më demokratike, më të matur dhe të balancuar, në mënyrë që rendi botëror të jetë më demokratik”. “Kemi një axhendë të përbashkët” ka përfunduar ai. Presidenti rus Vladimir Putin nuk përjashton që Moska mund të njohë vetëshpalljen e republikave separatiste të Donetskut dhe Lugansk, në jug-lindje të Ukrainës, por vë në dukje se Rusia do t’i miratojë ose jo këto çështje, bazuar në “rrethana” dhe në diskutimet që po zhvillohen në këtë moment.

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2015/04/18/putin-non-esclude-riconoscimento-ribelli_57aaec4c-3aaf-417a-bec0-be020054e50b.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.