Australi/ Policia arreston dy 18 vjeçarë të dyshuar për përgatitjen e akteve terroriste në Melburn

“AFP” raporton se policia australiane ka njoftuar sot se kishte arrestuar pesë persona, dy prej të cilëve dyshohen për projektimin e kryerjes së akteve terroriste në Melburn, veçanërisht gjatë një ceremonie përkujtimore kombëtare më 25 prill. Policia theksoi se në kuadër të një operacioni, janë kryer kontrolle banesash në Melburn, në juglindje të Australisë, nga një njësi antiterroriste dhe dy personat të moshës 18 vjeç u arrestuan për aktivitete të lidhura me terrorizmin. “Është vlerësuar se të dy këta persona po bënin përgatitje në kuadër të kryerjes së akteve terroriste në Melburn duke përfshirë dhe sulme kundër policisë”, deklaruan në një komunikatë të përbashkët policia federale australiane dhe policia e Shtetit të Victoria. Projektet terroriste për të cilat këta dy të dyshuar janë arrestuar përfshinin një atentat kundër një ceremonie të Ditës të ANZAC”, shtoi komunikata e policisë.
Comments
Bravo Australia.
<p>Bravo Australia.</p>
Add new comment