“B92” publikon deklaratën e Vuçiç: Thaçit nuk i është hequr akuza, do të arrestojmë nëse vjen në Serbi

Postuar në 18 Prill, 2015 10:01

Duke iu referuar “B92” gazeta “Express” raporton se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar që do të arrestojnë Hashim Thaçin nëse shkon në Serbi pasi për të ka një fletë-arresti. “Ligjet ekzistojnë ende dhe ne do ta arrestojmë Thaçin nëse vjen këtu”, deklaroi Vuçiç. I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiq tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”. Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur ndërhyrje nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh. Por Vuçiç tha se askush nga Brukseli nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në mënyrën e politikëbërjes serbe pasi kishte zëra që BE po negocionte për një vizitë të Thaçit. Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka planifikuar një vizitë në Serbi por duket se pas kësaj deklarate të Vuçiç vështirë se kjo vizitë do të kryhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.