Protesta në Kosovë, opozitarët para Gjykatës Kushtetuese ngjyrosin murin me të zezë. Thaçi inspekton situatën, policia thotë se gjithçka është nën kontroll

Postuar në 18 Prill, 2015 07:58

Protestuesit opozitarë kanë kryer aksionin e parë para Gjykatës Kushtetuese, një mur të së cilës e kanë ngjyrosur me të zezë, dhe tashmë janë nisur në drejtim të KEDS-it, raportojnë mediat në Kosovë. Protestuesit kishin paralajmëruar aksione simbolike në secilën nga pikat që do të ndaleshin gjatë marshit të tyre. Ndërsa KTV dhe ARTA TV kanë përcjell “live” ngjarjet me protestën.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka dalë në sheshin kryesor pakpara fillimit të protestës së opozitës. Me Ministrin e Integrimeve Bekim Çollakun ai ka shkuar për të pirë kafe në njërin nga lokalet pranë selisë së PDK’së. Thaçi gjatë javës duke folur për protestën e opozitës ka akuzuar ata se po tentojnë ta marrin dhunshëm pushtetin

Protesta është zhvilluar e qetë, ndërsa njësitet policore janë kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana a e qytetarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.