Dy femra do të garojnë për Shkodrën. Panorama thotë se PD ka zyrtarizuar Voltana Ademin

PD ka zyrtarizuar si kandidaten e saj për qytetin e Shkodrës, deputeten Voltana Ademi. Në këtë mënyrë gara për Shkodrën do të vërë përballë dy femra. “Panorama” referuar burimeve të veta shkruan sot se PD pritej të vendoste për Voltana Ademin në Shkodër e cila do të konkurrojë përballë me Keti Bazhdarin e PSsë. Pak dië më parë, ndërkohë që PSja kishte zyrtarizuar Bazhdarin, deputetja demokrate Mesila Doda përmes një statusi në FB propozoi Voltana Ademin për Shkodrën, duke thënë se gratë dinë të bëjnë politikë më mirë se burrat. Ndërkohë Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e 56 kandidatëve nga 61 që do të jenë në garën e 21 qershorit. Devolli, Dropulli, Finiqi, Mirdita dhe Kurbini janë bashkitë ku PS ende nuk ka marrë një vendim për kandidaturën. Burimet kanë bërë të ditur se në këto zona janë duke u zhvilluar ende bisedime me partitë aleate.
Add new comment