“Monitor” shkruan se është thelluar hendeku i prodhimit dhe se rritja e qëndrueshme e ekonomisë ndodhet në rrezik

Postuar në 17 Prill, 2015 02:36

“Monitor”, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, thotë se hendeku i prodhimit (mos shfrytëzimi i plotë kapaciteteve prodhuese) ka pësuar rënie tjetër për të gjitha degët ekonomisë në tremujorin e parë të vitit. Sipas “Monitor”, që kur kriza ekonomike e vitit 2008 përfshiu edhe ekonominë tonë hendeku i prodhimit ra në një mesatare 70 për qind të kapaciteteve të instaluara, por treguesi duket se, është përkeqësuar edhe me tej në këtë fillim vit. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se, thellimi i hendekut të prodhimit është një tregues që të sinjalizon se, rritja ekonomike në të ardhmen do të jetë e rrezikuar. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri rezultoi në nivelin 67.7% në tremujorin e parë, rreth 4 pikë përqindje më e ulët se, norma historike. Çmimet e prodhimit janë vlerësuar me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të parë, shkruan “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.