Tre deputetë në sitën e ILDKP-së, Kumbaro, Doshi e Mhill Fufi gjoba pse nuk kanë deklaruar pasuritë

Postuar në 17 Prill, 2015 02:09

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, gjobiti dje në shumën e 100 mijë lekëve 81 zyrtarë, të cilët nuk deklaruan pasuritë. Mes tyre janë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti socialist njëherazi kandidati i PS­së për Bashkinë e Krujës, Artur Bushi, ligjvënësi, Tom Doshi si edhe deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Gjithashtu ndër zyrtarët e penalizuar janë edhe 5 ambasadorë si edhe 3 gjyqtarë. Në njoftimin për media, ILDKPKI sqaron se “nga verifikimi paraprak, i kryer u evidentua se 81 subjekte deklarues nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me ‘gjobë’ në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.