Drejtoresha e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, tregohet optimiste për ekonominë shqiptare: Ka burime të mëdha natyrore dhe njerëzore

Ellen Goldstein, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, shprehet me optimizëm për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, bazuar tek fakti që Shqipëria ka burime të mëdha natyrore dhe njerëzore. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” gazetaren me Laura Konda, zonja Goldstein flet gjithashtu për borxhin aktualisht të lartë që ka vendi dhe ndihmën që po jep Banka Botërore përmes një strategjie të re, për ta çuar Shqipërinë në një stad të ri zhvillimi, me rritje ekonomike të përshpjetuar. “Mendoj që ka shumë pak rrezik për paqëndrueshmëri ekonomike. Reformat strukturore po sjellin një qëndrueshmëri makroekonomike dhe kjo do të përshpejtojë rritjen ekonomike të Shqipërisë. Borxhi tani është në nivele të larta 71 për qind, por ne presim, që në dy vjetët e ardhshëm, të ulet në 66 për qind deri në vitin 2017. Ky objektiv bazohet tek marrëveshjet e Shqipërisë me FMN, Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian që po e mbështesin Shqipërinë, që ajo të shkojë në një stad tjetër zhvillimi, me një rritje ekonomike të përshpejtuar”, tha Ellen Goldstein.
Add new comment