Dështimi i luftës kundër korrupsionit në Kosovë, për dy vite zbatohen 4 nga 64 rekomandimet e KE-së

Postuar në 17 Prill, 2015 02:17

Sipas “Koha Ditore” shteti i Kosovës nuk i ka ndërmarrë ato veprime në luftën kundër korrupsionit, të cilat i janë kërkuar nga një ekip ekspertësh të kontraktuar nga Këshilli i Evropës (KE). Brenda dy vjetësh janë zbatuar vetëm 4 nga 64 rekomandimet, shkruan sot “Koha Ditore”. Raporti i vlerësimit mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në fushën kundër korrupsionit, i cili i referohet periudhës nga qershori i 2013-s e këtej, nxjerr përfundimin se 32 rekomandime nuk janë zbatuar, 27 të tjera janë zbatuar pjesërisht , 1 është trajtuar kënaqshëm dhe vetëm 4 rekomandime janë zbatuar kënaqshëm. Ky vlerësim është bërë në kuadër të Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Ndërkaq, Ekipi i projektit, i cili është i vendosur në Prishtinë, mbështetet prej Njësisë për bashkëpunimin kundër krimit ekonomik në selinë e Këshillit të Evropës. Në këtë dokument 50-faqesh janë listuar një për një rekomandimet, e po kështu masat e mundshme që janë marrë nga autoritetet e Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.