Dekriminalizimi i Kuvendit, PS braktis Komisionin, kërkon largimin e kryetarit. Balla: Ik bëj fushatë për Gridën! Bylykbashi: Mos bëj sharlatanin!

Postuar në 15 Prill, 2015 06:35

Mes deputetit socialist Taulan Balla dhe atij demokrat Bylykbashi ka pasur debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit për Dekreminalizimit. Debatet kanë degjeneruar deri në ofendime personale aq sa komisioni u ndërpre. Bylykbashi akuzon shumicën se po bllokon qëllimisht punën e këtij komisioni, ndërkohë që pas kësaj ka reaguar menjëherë Balla, duke e akuzuar për paaftësi në drejtimin e punës së komisionit dhe ka kërkuar largimin e tij. “Më ke ofenduar 7 herë deri tani sharlatan, kërkoj largimin tënd”­ i ka thënë ai. Debati ka vijuar për ca kohë me replika e kundër replika, deri sa deputetët e shumicës janë ngritur nga vendet dhe kanë lënë sallën e mbledhjes. “Komunikimi mes nënkryetarit është bërë për të kërkuar se ku është shkresa më datë 7 prill, shikoni sa ditë ky nënkryetar e ka mbajtur të bllokuar shkresën, më 7 prill ka thënë do bëjë shtesë, për një javë nuk ka bërë asnjë propozim dhe e coi në 3 javë bllokim. Zoti Braho është përgjegjësi e nënkryetarit, sigurisht që nuk ka asgjë tjetër, ky është shembull se si kjo maxhorancë, i kërkoi edhe numrat e shumicës për të bërë këtë që bëri sot për tu larguar e për të bllokuar mbledhjen”­ tha Bylykbashi, ndërkohë që shumica linte sallën. Ai ka sqaruar se shkresa e Komisionit të Venecias do i shkojë Kuvendit. “Balla me porosi të Ramës e Metës le të thonë nëse duan të vazhdojnë apo jo, kjo është mbledhja e tretë që nuk sjellin propozime për ekspertët e komisionit, përveç bllokimit nuk ka shpjegim tjetër”­ tha ai.

Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se Bylykbashi është i pakënaqur me kandidaturën e Dumës në Durrës, dhe këto pakënaqësi i shpreh me deputetët e mazhorancëz. “Në respekt të rregullores së kuvendit ti drejtohemi byrosë në vecanti për tërheqejne e vëmendjesë së deputetit Bylykbashit. Unë mendoj se ngarkesat që deputetët kanë për cështje jo parlamentare nuk duhet të shprehen këtu. Bylykbashi ka një shqetësim, pasi nuk është i kënaqur me kandidaturën e Grida Dumës në Durrës. Deputeti i Durrësit na shau për shkak të sherreve në PD për kandidaturën e Durrësit”, tha  Taulan Balla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.