Arrihet marrëveshja mes PD e PR, Fatmir Mediu: Do mbështesin Grida Dumën

Postuar në 15 Prill, 2015 03:55

Fatmir Mediu tha sot se do mbështesin Grida Dumën. Një ditë pasi PR mori kandidatin e Beratit, kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu konfirmoi se janë tërhequr nga kërkesa e tyre për Durrësin. Ndërkohë PD dhe PR do kenë përfaqësim të përbashkët në 61 bashkitë. “Ne kemi diskutime të përbashkëta me Dukën dhe Bashën për të analizuar mundësinë e fitores nga e djathta të Bashkisë Durrës. Në gjykimin tim Duka ishte fitues, por do të konsideronim çdo kanditaturë që mund të fitohet. Duma është një figurë publike politike, një zë i opozitës shqiptare dhe ne do të bëjmë atë që është me mira për të fituar Bashkinë e Durrësit. Ka një marrëveshja në parim, ashtu siç janë konsideruar edhe figura të PR në bashki të rëndësishme të propozuara edhe nga PD, por të 61 kandidatët në rast të konkludimit të marrëveshjes, kandidatet janë si të PR, ashtu edhe të PD. Kemi ecur me idenë që janë 61 kandidatë të opozitës. Sot besoj që jemi në një realitet më afër marrëveshjes, por ditën e hënë kur të mblidhet asambleja do të japim edhe vendimin përfundimtar për angazhimin në fushatën elektorale,” tha Mediu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.