Shefat e Policisë të Europës Juglindore mblidhen në Tiranë dhe kërkojnë bashkëpunim rajonal për luftë ndaj krimit të organizuar

Forcimi i bashkëpunimit mes forcave të rendit në Europën Juglindore mblodhën sot në Tiranë, Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore. Ky takim zhvillohet në Shqipëri, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare ka presidencën e radhës. Qëllimi i krijimit të shoqatës është shkëmbimi i eksperiencave të përbashkëta, forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër fenomeneve kriminale, që përfshijnë rajonin tonë e më gjerë. Gjatë këtij takimi u diskutuan problematikat dhe sfidat aktuale me të cilat po përballet rajoni jonë e më gjerë, si lufta kundër flukseve migratore të paligjshme nga vendet e përfshira në konflikte të armatosura dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar. Konferencën e drejtoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i cili në fjalën e tij, theksoi se ky takim është një mundësi e mirë për të krijuar një rrjet të fortë policor në rajonin e ballkanit, por edhe më gjerë. Ndërsa zv/Ministri i Brendshëm, Ilirjan Musafaraj, në fjalën e tij përshëndetëse, u shpreh se qeveria shqiptare ka në vëmendje të saj rendin dhe sigurinë dhe punon që forcimin e kësaj të fundit ta bëjë edhe në bashkëpunim me fqinjët dhe më gjerë.
Add new comment