Emigrimi i heshtur drejt BE-së vazhdon, nga fshatrat e Vlorës tek ato të Kukësit

Postuar në 13 Prill, 2015 10:34

Paralajmërimet e qeverisë shqiptare dhe ambasadorit gjerman Hofman, duket se nuk i ka stepur banorët e Orikumit dhe fshatrave përreth në aventurën për një jetë më të mirë në Gjermani, shkruan Shqiptarja.com. Edhe pse jo me valë të dukshme largimesh, si rasti i disa autobuzave pak muaj më parë, dhjetëra të rinj të papunë por edhe familjarë me fëmijët e vegjël kanë ndërmarrë rrugën e vështirë të emigrimit, me shpresën se do të mund të sistemohen në Gjermani.

Shumë prej të “arratisurve” janë sistemuar në kampet e refugjatëve. Në komunikimet me të afërmit, emigrantët kanë thënë se janë në pritje të intervistave të punës, me shpresën se më tej do të mund të pajisen me dokumentet përkatëse për të nisur jetesën në Gjermani. Një valë e ngjashme largimesh po ndodh në Kosovë, si dhe në verilindje të vendit, në Kukës.

 

a.k

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Nuk i kuptoj keto Shqiptare pse ikin nga Shqiperia....kur me nder me thene kryeministri dhe ministri i mireqenies sociale(duke qene se ishte kaq anadollak i beme nje ministri me emer te vecante pasi nuk ja priste per asgje) thone kemi rritur mireqenien kemi hapur 100 mije vende punet etj...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.