Rektori i skandalit në Durrës, ministrja e Arsimit Nikolla shkarkon Mit'hat Memën

Postuar në 13 Prill, 2015 08:21

Pasi kishte dështuar në shkarkimin e dekanit Elmaz Leci, rektori i universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës kishte gjetur një metodë diskriminimi ndaj vartësit, që bëri xhiron e mediave. Pas zbulimit të skandalit disa javë më parë, sot Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka pushuar rektorin e Universiteti të Durrësit Mit’hat Mema. Mësohet se Urdhri i ministres ka dalë të premten dhe pritet të firmoset nga presidenti Nishani. Mema i kishte ndërruar zyrën Lecit duke e vënë në një mjedis poshtërues, dhe e detyronte të rrinte tetë orë brenda zyrës, ndryshe do dënohej për shkelje të orarit të punës. a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.