Granata pranë selisë së qeverisë në Shkup, një “UÇK” e re merr përsipër aktin. Firmos “komandant Kushtrimi”

Postuar në 13 Prill, 2015 09:38

Një tjetër UÇK po del në sipërfaqe në Maqedoni, ku sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë është marrë përsipër, njësoj si ai i dy muajve më parë, nga “ushtri Çlirimtare Kombëtare”. Një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjet disa metra afër selisë së Qeverisë dhe u shkrep pranë parkut. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”, raporton Ina, dhe komunikata e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”. Deklarata thotë se shpërthimi është zgjedhur enkas në vend pa njerëz, për të shmangur viktimat.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.