Prokuroria kundërshton vendimin e pafajësisë së Arben Frrokut, 25 faqe ankimim dorëzohen në Apel: Vendimi i njëanshëm

Njw javë ditë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Prokuroria dorëzoi në Apel ankimin kundër pafajësisë së Arben Frroku. “Panorama” shkruan sot se në një dokument prej 25 faqesh, 3 prokurorët e çështjes kanë renditur argumentet e tyre kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Përmbajtja e apelimit të Prokurorisë nuk është bërë publike, por burimet nga organi i akuzës kanë thënë se “në 25 faqe material është kundërshtuar me prova çdo argument i përdorur nga gjykata në vendimin e pafajësisë”. “Ankimi i paraqitur në Gjykatën e Apelit kundërshton të gjitha argumentet e renditura në vendimin që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, në konkluzionin e ankimit, thuhet mes të tjerash se “vendimi i gjykatës është haptazi i njëanshëm, duke pranuar pretendimet e pambështetura të avokatëve mbrojtës të të pandehurit Arben Frroku dhe duke rrëzuar faktet e argumentuara të Prokurorisë”.
Add new comment