LSI me tre femra për zgjedhjet lokale, prezanton kandidatet për bashkitë në Pogradecit, Gjirokastrës e Prrenjasit

Postuar në 11 Prill, 2015 06:29

Tre femra ka prezantuar Lëvizja Socialiste për Integrim si kandidate të kësaj partie për bashkitë e Prenjasit, Pogradecit dhe Gjirokastrës. Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha në një deklaratë për mediat është shprehur se në qytetin e Prrenjasit kandidate do të jetë Miranda Rira, e cila do të lërë mandatin e saj si deputete e qarkut të Elbasanit. Ndërsa Gjosha është shprehur se për bashkinë e Pogradecit, kandidate do të jetë Diana Mile. Ndërsa në bashkinë Gjirokastër kanidate e LSI do të jetë, Zamira Rami. Lëvizja Socialsite për Integrim ka të drejtën e propozimit të kandidatëve të mazhorancës në 15 bashki të vendit. Këto bashki janë: Berat, Lezhë, Gjirokastër. Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Cërrik, Prrenjas, Selenicë, Delvinë, Bulqizë, Mallakastër, Kolonjë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.