Lokalet, PBDNJ kandidon për Himarën me një person të arrestuar nga policia greke dhe dënuar nga gjykata shqiptare

Postuar në 11 Prill, 2015 03:42

Në një raportim të saj gazeta “Shqip” shkruan se listës së kandidatëve që garojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, i është shtuar edhe kandidati i PBDNJ-së për kryetar në Bashkinë e Himarës,Alfred Beleri. Sipas “Shqip” ai rezulton se është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, në tentativë për organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, që ishte dhe i dyti pas atij të organizuar në po atë vit nga organizata greke “MAVI” e ku mbetën të vrarë dy ushtarkë shqiptarë. Por me vendim gjyqi ai u lirua nga akuzat. Gjithashtu, Beleri është dënuar nga gjykatat shqiptare për ngjarjet e Himarës në vitin 2003, së bashku me katër persona të tjerë, për veprën penale “thyerje e simboleve kombëtare”. Për këtë dënim, në vitin 2012, ata i drejtuan edhe një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku kërkonin faljen, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Kandidimin e Belerit në Himarë e ka dënuar dje edhe forumi “Djemtë e Gjirokastrës”. Kryetari i këtij forumi, Albi Koci, në një deklaratë të shpërndarë për mediat deklaroi se pjesëtari i komandos vrasëse greke në Peshkëpi shpallet kandidat në Himarë, duke sfiduar në mënyrë të hapur politikën shqiptare, raporton gazeta “Shqip”. 

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/04/11/pbdnj-kandidon-per-himaren-nje-person-te-denuar/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.