Ambasadori Minxhozi flet për një bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë: Nuk na pengon kush nën çadrën e Bashkimit Europian

Postuar në 11 Prill, 2015 05:23

Për "Kosovapress" ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Europian. Ai ka shtuar se jemi vende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.  "Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik dhe nuk na ndalon kurrkush për ta bërë. Se kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat europianë. Ne nuk flasim për klandestinitet bashkëpunimi, por e bëjmë fare hapur. Ne do të bashkojmë doganat, do të bashkojmë tarifat e ndryshme, akcizat dhe me radhë për t’u zhvilluar e për të ecur përpara. Kjo është thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, e që do të thotë se nuk na pengon kush për një bashkim në çadrën e Bashkimit Europian”, ka thënë Minxhozi për "Kosovapress".

Comments

Submitted by Liri (not verified) on

<p>&nbsp; ...shum i drejte ky qendrim., duhet te jemi te veretete dhe te sinqerte ne raportet tona,&nbsp; dhe c&#39;ka eshte me e rendesishmja te pa kompleksuar nga fakti se si do e presi serbi apo c&#39;dokush tjeter. Shqipria dhe Kosova tashme jane 2 shtete por nje komb ndaj nuk e kuptoj se pse sllavet dhe pikerisht serbet quajn te drejte qendrimin e tyre ne nje toke shqipatre (aspak sllave) ndersa&nbsp; ne duhet te jemi te kujdesshem per te then se edhe atje bukes i thone buke. Asnje shqiptar nuk eshte aq i trash&nbsp; sa te pretendoj nje gje qe bie ndesh me Europen,&nbsp; endern tone te vjeter,&nbsp; por ka ardhur koha&nbsp; qe edhe Europa duhet te jete e drejte ne qendrimet e saj gje qe ne te kaluaren nuk e ka ber. Respekte z. Minxhozi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.